Hunter Hobbs ka fotografuar veten çdo ditë për tre muaj radhazi, periudhë gjatë së cilës ai iu është përkushtuar palestrës dhe dietës rigoroze.
Ai pastaj i ka bashkuar fotografitë të cilat i ka bërë çdo ditë, dhe përmes tyre ka krijuar një video e cila e shfaqë transformimin e tij tre-mujor, transmeton Telegrafi.
Hobbs, i cili vjen nga Norman, Oklahoma, ka humbur 20 kilogramë ndërkohë që ka shtuar muskuj përgjatë kësaj periudhe.
Ai ka shkuar në palestër pesë deri në gjashtë herë brenda jave, ka bërë peshëngritje dhe çdo sesion e ka mbyllur me 20-30 minuta ushtrime të lehta kardio.
“Rrugëtimi im ka qenë paksa ekstrem, por ju mund të bëni progres të vërtetë edhe me një rutinë dhe dietë më pak ekstreme”, ka shkruar ai.
24-vjeçari ka pranuar se kjo sfidë ka qenë pak a shumë eksperiment i dizajnuar për të parë se çfarë do të ndodhte vërtet nëse do t’iu përkushtohej në mënyrë ekstreme dietës dhe palestrës.
Thënë më thjesht, videoja e dëshmon se nëse vërtet angazhoheni për diçka, ju vërtet se mund të korrni rezultate të mahnitshme.
Vlen të ceket se shumë njerëz janë impresionuar nga videoja dhe kanë treguar se Hobbs i ka inspiruar ata për një rrugëtim të ngjashëm. /Telegrafi/