Inspektoriati i kryeqytetit po vazhdon me eliminimin dhe gjobitjen e transportuesve të paligjshëm të udhëtarëve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se bashkë me drejtorin e inspektoratit të kryeqytetit, Florian Dushi, kanë dalë në terren dhe kanë vëzhguar angazhimin e inspektorëve, transmeton Telegrafi.
“Në terren për të monitoruar nga afër angazhimin e inspektoriatit të kryeqytetit në eliminimin dhe gjobitjen e transportuesve të paligjshëm të udhëtarëve, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në dendësimin e trafikut dhe cilësinë e jetës në qytet”.
Tutje, Rama thotë se “është një punë e rëndësishme në vizionin tonë për një kryeqytet në transformim – një Prishtinë moderne, funksionale dhe me standarde të larta të transportit publik”.
“Andaj, ne nuk ndalemi, punojmë”, ka pohuar Rama./Telegrafi/