Në fshatin Ozdrim të Pejës është realizuar një inspektim i punimeve në kanalin e ujitjes së tokave bujqësore, një projekt i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve për bujqësinë lokale.
Ky inspektim synon të sigurojë funksionimin efikas të kanalit dhe furnizimin e mjaftueshëm me ujë për tokat bujqësore të zonës.
Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi Pejë, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur për këto inspektime në këtë zonë.
“Inspektimi i punimeve të kanalit të ujitjes së tokave bujqësore në fshatin Ozdrim. Komuna e Pejës përmes Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi gjithmonë afër bujqve”, kanë shkruar ata.
Ky projekt është pjesë e përkushtimit të komunës për të mbështetur zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke krijuar kushte më të mira për fermerët e zonës dhe duke rritur produktivitetin bujqësor. /Telegrafi/