Telegrafi

Insignia – metodë e re për të identifikuar viruset dhe bakteret

Burimi: Universiteti i Marylandit, SHBA

Këto teste mund të detektojnë prezencën e patogjenit në materialin organik, duke njohur sekuencat e ADN (firmat e ADN) që i përmban patogjeni përkatës dhe që janë specifike. Kolegët nga Universiteti i Marylandit, SHBA, kanë zhvilluar një program kompjuterik që mund t’i identifikojë këto “firma” me një shkallë të lartë saktësie. Këtë sistem informativ ata e quajnë Insignia (shenjë dalluese).

Insignia përdor algoritme mjaft efektive për të krahasuar gjenomet e njohura bakteriale dhe virusale kundrejt njëri-tjetrit, dhe për t’i dokumentuar gjenomet e bimëve, kafshëve dhe njerëzve. Këto krahasime ruhen në një bazë të dhënash dhe përdoren për të llogaritur në mënyrë të shpejtë “firmat” për çdo specie të veçantë. Ky program mund të ketë një mundësi të gjerë aplikimi, nga diagnostifikimi i infeksioneve te njerëzit, deri te zbulimi i mikrobeve të dëmshme në ujë.

Patogjenët bakterial dhe virusal gjithmonë kanë qenë kërcënimi më i madh i shëndetit të njeriut, dhe kohëve të fundit ky kërcënim është rritur si rezultat i mundësisë për manovrim të agjentëve biologjikë. Në dekadën e fundit janë planifikuar dhe renditur gjenomet komplete për qindra baktere dhe viruse, që e bëjnë të mundshëm zhvillimin e programeve siç është Insignia, të aftë për detektimin e çdo virusi apo baktere të dhënë nëpërmjet modelit të ADN së tyre. /Telegrafi/