Sulmuesi i Napolit, Lorenzo Insigne, është duke e bërë një tatuazh masiv në shpinën e tij.
Ai ka zgjedhur luanin për ta përjetësuar në shpinën e tij, pasi për të luani simbolizon forcën, guximin, krenarinë, por edhe hakmarrjen.
Lojtair i Napolit dhe Kombëtares italiane e ka postuar foton në Instagramin e gruas së tij.
“Luani. Forcë, guxim dhe krenari”.
“Luani është mbreti i xhunglës, kështu që është simbol i udhëheqjes, krenarisë dhe guximit të madh. Në të njëjtën kohë, ai përfshin bujarinë dhe drejtësinë”.
“Por shikoni, ky luan është gjithashtu simbol i hakmarrjes. #MyLion”, ka shkruar Insigne.
Pothuajse tatuazh të njëjtë ka edhe kapiteni i Interit Mauro Icardi.
Tatuazhet tashmë janë kthyer në një dashuri për futbollistët, pasi pothuajse janë të pakët ata që nuk kanë të tillë në trup. /Telegrafi/