Telegrafi

Insigne më i miri: Napoli 2-1 Roma, notat e lojtarëve

Napoli vs Roma (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Napoli e ka mposhtur Romën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

Golat për napolitanët i shënuan Jose Callejon dhe Lorenzo Insigne, ndërsa për Giallorossët realizoi Henrikh Mkhitaryan.

Napoli ishte më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.79, derisa Roma u vlerësua me 6.60.

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë derbi ishte Insigne që u notua me 8.6.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte mesfushori i Romës, Jordan Veretout me vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

/Telegrafi/