Lorenzo Insigne ka deklaruar se është i lumtur dhe krenar që është thirrur për Italinë, ku pret të bëjë një kampionat të madh.
Sulmuesi i Napoli pritet të jetë një armë më shumë për kombëtaren azure dhe një pikë krijuese në sulmin italianë, edhe pse ai mund të mos startojë në ndeshjen e parë kundër Belgjikës.
“Nuk presim që ne të gjithë të jemi në fushë, por ne jemi duke punuar shumë që të ketë kemi një evropian të madh. Kushdo që luan do të japë maksimumin e tij për të marrë rezultate të mëdha”, deklaroi Insigne për shtypin italian.
“Unë kam qenë krenar dhe i lumtur që kombëtarja më ftoi. Kjo është një gjë e mirë që jam këtu dhe tani unë jam duke shkuar për të dhënë gjithçka timen në Evropian”, përfundoi sulmuesi shtatshkurtër i Napolit. /Telegrafi/