Site icon Telegrafi

Insigne: I kërkoj falje të gjithëve, dhamë maksimumin

MILAN, ITALY - NOVEMBER 13: Lorenzo Insigne of Italy looks on before the FIFA 2018 World Cup Qualifier Play-Off: Second Leg between Italy and Sweden at San Siro Stadium on November 13, 2017 in Milan, Sweden. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Lorenzo Insigne ka menduar të shuajë polemikat mbi lënien jashtë të tij, nga ana e trajnerit Giampiero Ventura, në sfidën e djeshme ndaj Suedisë.

Sulmuesi i Napolit theksoi se respekton dhe pranon zgjedhjet e çdo trajneri, ashtu siç pranoi edhe atë të Venturës, mbrëmjen e të hënës.

Lexo po ashtu De Rossi u tregua i madh gjatë ndeshjes, refuzoi të nxehej – trajnerit i tha të fusë Insignen (Video)

“Unë isha stërvitur mirë dhe isha në dispozicion të trajnerit, ashtu siç ishin të gjithë të tjerët”.

“Ventura i besoi disa zgjedhjeve të tjera dhe unë pranova dhe respektova zgjedhjet e tij, ashtu siç kam bërë gjithmonë”, tha napolitani.

Insigne më pas i kërkoi ndjesë edhe publikut italian, për mungesën e kualifikimit, teksa theksoi se të gjitha ata që luajtën, dhanë maksimumin në fushë.

Daniele De Rossi dhe Insigne gjatë ndeshjes me Suedinë (Getty Images)

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë publikut italian, që i lamë jashtë botërorit, pas 60 vitesh”.

“Nuk ka polemika mbi aktivizimin tim, sepse të gjitha ata që luajtën dhanë maksimumin dhe për këtë ju siguroj”, u shpreh Insigne. /TCh/

Exit mobile version