Telegrafi

Insigne kalon Napolin në epërsi ndaj Cityt, asistim klasi nga Mertens (Video)

Napoli ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-0.

Goli erdhi nga Lorenzo Insigne në minutën e 21-të pas asistimit nga Dries Mertens.

Në minutat e parë napolitanët janë duke mbizotëruar në çdo pjesë të takimit.

Ndeshja e parë këtë sezon në fazën grupore në mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 2-1. /Telegrafi/