Argjentina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në miqësoren e luksit ndaj Italisë.
Pas takimit ka folur sulmuesi Lorenzo Insigne, të cilit i ka ardhur keq për humbjen dhe ndihet i zhgënjyer.
Argjentinasit triumfuan në saje të dy golave të Ever Banegas dhe Manuel Lanzinit.
“Është e turpshme që nuk kemi shënuar një gol dhe jam i zhgënjyer. Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi mundur të shmangim pranimin e këtyre dy golave”.
“Përveç rezultatit, ne kemi bërë një performancë të mirë dhe mund të fillojmë të ecim përpara”, tha Insigne për Rai Sport.
“Mendoj se i kemi shkaktuar shumë probleme argjentinasve. Nëse do të realizoj unë ose Ciro Immobile, ne do të flisnim ndryshe për këtë takim”.
“Ne të gjithë e dimë se si përfundoi fushata e Kupës Botërore, por nëse përqendrohemi vetëm në të kaluarën, kurrë nuk do të ecim përpara. Detyra jonë është të punojmë shumë dhe të përmirësohemi”, tha Insigne.
Ndeshjen e ardhshme miqësore Argjentina e zhvillon kundër Spanjës katër ditë më vonë. Ndërkohë italianët do të përballen me Anglinë më 27 mars në Wembley. /Telegrafi/