Site icon Telegrafi

Insekti që del mbi tokë një herë në 17 vite (Video)

Hera e fundit që u dëgjuan zhurmat e forta të tyre ishte viti 1999. Bëhet fjalë për një lloj gjinkalle pa krahë, vezët e të cilës rrinë plot 17 vite nën tokë.

“Shpërthimi” ndodh në pranverë pas një kohe kaq të gjatë dhe sivjet është periudha e tyre ku miliarda krijesa të tilla kanë dalë nga nëntoka.

Gjinkalla e quajtur “Cicadas” janë të mëdha, me krah të tejdukshëm, dhe sy të mëdhenj. Në total janë 12 lloje insektesh të tilla. Disa ju duhet 13 vite për të dalë nga dheu, e të tjera 17 vite. Ndodh që vetëm njëherë në 221 vite që dy llojet e gjinkallave të dalin së bashku, duke sjell dy herë spektakël në të njëjtë kohë. Gjatë qëndrimit nën dhe, larvat ushqehen me rrënjë bimësh për 17 vite.

Gjatë këtyre javëve të pranverës, ato do të dalin mbi tokë dhe nëpër degë pemësh. Shkencëtarët mendojnë se kjo mënyrë mund të bëhet për shkak të mbijetesës, pasi ato janë lehtësisht të kapshme nga grabitqarët.

Pas daljes në tokë, gjinkallat rriten me shpejtësi dhe i nënshtrohen procesit të riprodhimit.

Vezët i kanë të vendosura poshtë barkut të tyre dhe me t’i pllenuar i vendosin nëpër gjethe. Kur gjethet bien në tokë, larvat bien bashkë me to, për të hyrë më pas nën dhe. Gjatë periudhës së çiftëzimit, “britmat’ seksuale janë kaq të shumta sa njerëzit nuk do t’i duronin dot. Në fakt, gjithçka bëhet për të gjetur partnerin mashkull.

Kur gjinkalla mashkull kap atë femër, ajo kryen rreth 400 dridhje në sekondë, gjë që temperatura është tejet e lartë. Trupi i femrës shërben si një dhomëz rezonance. Vetëm nëse femra pëlqen dridhjet e mashkullit, atëherë mund ta pranojë.

Megjithëse kaq e nxehtë, dashuria e tyre nuk i shkëputet dot tragjedisë. Dy deri në katër javë pas daljes, meshkujt vdesin që të gjithë, duke i lënë femrat që të lëshojnë vezët e tyre. Një femër prodhon qindra vezë. Gjashtë javë më vonë, vezët do të çelin, dhe gjinkalla “Nymphs”ka krijuar kështu brezin e ardhshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=oHGRWaxVtQ0

Exit mobile version