Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë disa peshkatarë që i shpëtojnë vdekjes pasi varkat e tyre u përmbysën në det kur ata injoruan paralajmërimet e ciklonit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjashtë anije me gjithsej 60 persona në bord u përmbysën nga dallgët e mëdha bregdetare.
Dhe disa pamje të publikuara kanë treguar momentin kur disa nga varkat u përmbysen teksa po përpiqeshin të ktheheshin në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Aryapalli, Chhatarpur në Indi.
Sipas vendasve, peshkatarët injoruan paralajmërimet për ciklonin Asani.
Për fat të mirë, peshkatarët kanë qenë në gjendje të notonin duke arritur përsëri në breg. /Telegrafi/