Një notues është sulmuar nga aligatori në Brazil, pasi injoroi shenjat paralajmëruese se liqeni është i mbushur me aligatorë.
Viktima që u kafshua në kraharor, ishte sulmuar nga aligatori pak metra para se të dilte nga ujit në Lago do Amor në Campo Grande, destinacion i njohur turistik, transmeton Telegrafi.
Willyan Caetano, që filmoi incidentin kishte parë burrin duke u futur në ujë, dhe e dinte se diçka e keqe do të ndodhë.
E mjaftuan pak sekonda të kalojnë pasi u fut në ujë, që t’i vihet pas aligatorit i cili para se të dilte nga uji iu vërsul duke e kafshuar në kraharor.
Për fat të mirë burri arrin të dalë nga uji, duke i shpëtuar më të keqes. Pasi e kupton se ka mundur ta pësojë me jetë, e shfaq plagën në kraharor.
Është interesant sesi pavarësisht kafshimit, braziliani shpëton me vetëm disa gërvishtje të lehta – ku pas tretmanit është liruar menjëherë nga spitali. /Telegrafi/