Telegrafi

I injoroi urdhrat nga kapiteni Marqunihos dhe shkoi në drejtim të tifozëve, Kimpembe iu drejtua mbështetësve të PSG-së me megafon

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Presnel Kimpembe u kërkoi falje tifozëve të ekipit pas humbjes zhgënjyese 3-1 ndaj Monacos të shtunën – dhe ai e bëri këtë duke përdorur një megafon.

Ishte një mbrëmje për t’u harruar për skuadrën e Christophe Galtier, të cilët ishin pa Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Marco Verrattin për ndeshjen e Ligue 1.

Në fakt, pasi kapiteni i Paris Saint-Germain, Marquinhos i këshilloi shokët e tij të skuadrës që të mos afroheshin, Presnel Kimpembe vendosi të shkonte kundër atyre urdhrave dhe të fliste me tifozët.

Lexo po ashtu Prishje raportesh te PSG: Neymar i kritikoi bashkëlojtarët dhe pas ndeshjes pati zënkë me këshilltarin e futbollit

Duke përdorur një megafon për të përçuar mesazhin e tij, francezi tha: “Në terren, është e pakuptimtë, ne e dimë. E vetmja gjë që mund të them është faleminderit që erdhët. Tani, mos na lini vetëm, ne kemi ende nevojë për ju”.

“Ne do të mobilizohemi në dhomat e zhveshjes, do t’i bëjmë gjërat siç duhet dhe do të lëvizim të martën”. /Telegrafi/