Site icon Telegrafi

Injoroi shenjat që paralajmëronin për rrezikun, alpinisti brazilian humb jetën – shkëputet copa e akullit dhe i bie mbi kokë

Një turist humbi jetën, kur një copë e akullit u shkëput nga një shpellë e ngrirë në Argjentinë dhe përfundoi mbi kokën e tij.

Braziliani po eksploronte në shpellën Jimbo në Luginën Andorra, kur një copë akulli u shkëput nga një lartësi mbi 15 metra dhe përfundoi mbi kokën e tij, transmeton Telegrafi.

Një alpinist tjetër filmoi momentin tragjik, derisa injoruan shenjat paralajmëruese që thoshin se duhet të qëndrojnë më larg për arsye të sigurisë.

Pamjet shfaqin viktimën e paemëruar duke ecur drejt shpellës që ishte ngrirë dhe mbuluar me akull.

Disa prej anëtarëve të këtij grupi të alpinistëve ishin ndalur, por ai kishte injoruar shenjat paralajmëruese – duke vazhduar ecjen. Por ky veprim i kushtoi me jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version