Andres Iniesta po vazhdon shkëlqimin e tij në kampionatin japonez me skuadrën Vissel Kobe.
Vissel Kobe ka shënuar fitore në javën e fundit të kampionatit japonez, J-League.
Ata mposhtën në shtëpi skuadrën e Vegalta Sendai me rezultat të ngushtë 3-2.
Në këtë ndeshje shenj la edhe ylli i madh spanjoll, Andres Iniesta, i cili shënoi një gol të bukur.
Goli i Iniestas erdhi në minutën e 53-të pas disa pasimeve të mira me bashkëlojtarin e tij Kyogo Furuhashi.
Class is permanent 😎
Andres Iniesta scores to ensure Vissel Kobe end their season with a win 🇯🇵
And there was a certain Mr. David Villa in the stands to see it 👀 pic.twitter.com/zXzvtndzWE
— GOAL (@goal) December 1, 2018
Ky gol ishte i epërsisë 2-0 dhe tregoi klasin e përhershëm të Iniestas.
Kështu, Vissel Kobe mbyll kampionatin në vendin e 10-të me 45 pikë, ndërsa Iniesta për gjysëm e sezonit sa luajti shënoi tri gola dhe bëri tri asistime. /Telegrafi/