Telegrafi

Iniesta shënon një tjetër gol të bukur në Japoni

Foto: Marca

Andres Iniesta ka shënuar golin e tij të dytë në Japoni me Vissel Kobe.

Pas golit me Jubilo Iwata, spanjolli ka shënuar një tjetër gol të bukur, këtë herë kundër Sanfrecce Hiroshima.

Goli i 34-vjeçarit ishte vendimtar që skuadra e tij të marr një pikë nga kjo ndeshje pas barazimit 1-1.

E përditshmja spanjolle Marca e ka cilësuar këtë gol të ngjashëm me atë ndaj Chelseat në Stamford Bridge të vitit 2009.

Iniesta i bashkua klubit nga liga japoneze si lojtar i lirë, ndërsa nënshkroi kontratë tre vjeçare.

Së bashku me Iniestan te Vissel Kobe është edhe sulmuesi i njohur gjerman, Lukas Podolski.

Aktualisht në J-Lague skuadra e legjendës spanjolle është në vendin e katër pas 22 ndeshjeve, ndërsa objektivi është vendi i tretë që dërgon në kualifikimet e Ligës së Kampionëve për Azi. /Telegrafi/