Lojtarët e Barcelonës munguan në mbrëmjen gala të organizuar nga FIFA, për zgjedhjen e më të mirëve për vitin 2016.
Andres Iniesta u zgjedh në formacionin e më të mirëve për vitin e shkuar.
Mesfushori spanjoll shpjegona arsyen se pse lojtarët e Barcelonës munguan në këtë mbrëmje.
“Unë dua ta falënderoj shumë FIFA-n për shpërblimet (çmimet) që ka dhënë për kolegët dhe mua”.
“Është një krenari dhe kërkoj falje për mosmarrjen pjesë në gala, por kemi një ndeshje vendimtare për sezonin, në Kupën e Mbretit”.
“Ishte një vendim konsensusal mes lojtarëve, trajnerëve dhe klubit. Ne kemi prioritet Kupën e Mbretit, na duhet të përmbysim disavantazhin në ndeshjen e kthimit kundër Athletic Club”.
Sipas gazetës “Marca”, kapiteni i klubit katalanas i ka kontaktuar personalisht lojtarët Real Madridit, duke u kërkuar falje për mungesën e tij në mbrëmjen e Cyrihut. /Telegrafi/