Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, ka thënë se skuadra e tij tashmë duhet të harrojë disfatën kundër Kroacisë (2-1) dhe të mendojë për sfidat e radhës.
Kampionët në fuqi të Evropës të martën mbrëma u mundën nga Kroacia, me rezultat 2-1, në kuadër të fazës së grupeve në Evropianin “Francë 2016”, raporton KosovaPress.
Kreatori i lojës së Barcelonës, kërkon nga Spanja përqendrim maksimal në sfidat e ardhshme në mënyrë që “Furia e Kuqe” të shkojë sa më larg në EURO 2016.
“Këto gjëra ndodhin dhe tani ne duhet të vazhdojmë të përgatitemi për ndeshjen kundër Italisë, me qëllim për të shkuar sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Iniesta.
“Kemi ekipe të forta në letër dhe ju duhet të jenë të përgatitur për çdo ndeshje”.
“Ne jemi Spanja dhe ne duhet të jemi të sigurt në çdo ndeshje”, ka theksuar Iniesta.