Real Madrid dhe Barcelona do të ndeshjen në xhiron e radhës së ligës elitare spanjolle.
Kanë mbetur vetëm tre ditë para El Clasicos, ndjenjat e kësaj përballje kanë kapluar të gjithë tifozët e futbollit.
Gati për derbin janë edhe Marco Asensio dhe Andres Iniestan, të cilët kanë realizuar një reklamë promovuese për videolojën Jumanji.
Të dy lojtarët gjenden në xhungël dhe papritmas iu shfaqen atyre figurat e njohura të publikut botëror si Dwanye Johnson (Rock), Jack Black dhe Kevin Hart.
Ndryshe, ndeshja më e madhe e kampionatit spanjoll do të zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu të shtunën në ora 13:00. /Telegrafi/