Lionel Messi, Luis Suarez dhe Neymar mund të jenë tre lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës për të shënuar gola.
Por Andres Iniesta, Sergio Busquets dhe Gerard Pique janë po aq thelbësorë për trajnerin Luis Enrique.
Lajmi i mirë është se të tre këta të fundit do të jenë gati për ndeshjen e sotme të katalanasve me Atletico Madridin.
Në fundjavë ata ishin në dyshim për gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Mbretit, por dje dhe sot u stërvitën me skuadrën dhe nuk kanë asnjë pasojë nga dëmtimet respektive.
Kujtojmë se takimin e parë katalonasit e fituan me rezultat 2-1 ndërsa sot pritet të zhvillojnë ndeshjen e kthimit me fillim në ora 21:00. /Telegrafi/