Telegrafi

Iniesta bëri një pasim maestral me vole në ndeshjen e fundit të Vissel Kobe

Andres Iniesta po vazhdon magjinë me topin edhe përkundër viteve të tij.

Mesfushori spanjoll zgjodhi Japoninë vitin e kaluar për të vazhduar karrierën pas rreth 20 viteve të kaluara të Barcelona.

Iniesta u transferua te skuadra Vissel Kobe, ku po dhuron paraqitje të mira me gola dhe asistime.

Një asistim të tillë e ka bërë edhe sot (e premte) në fitoren e thellë 6-1 në udhëtim te Sagan Tosu.

35-vjeçari fillimisht shënoi një gol nga penalltia për 2-0, ndërsa dy minuta më vonë dhuroi një pasim maestral me vole.

Paraqitja e Iniestas u llogarit si mbresëlënëse edhe pse spanjolli u detyrua ta lëshoj fushën në minutën e 45-të shkaku i një lëndimi.

Ndryshe, kundërshtar i tij në këtë ndeshje ishte sulmuesi Fernando Torres, i cili zhvilloi ndeshjen e fundit si futbollist profesionist. /Telegrafi/