Skuadra gjermane Ingolstadt ka pësuar një humbje të rëndë dje në shtëpi nga Werder Bremen.
Edhe pse ishte në epërsi 2-1, në fund skuadra e mbrojtësit të talentuar kosovar Florent Hadergjonaj është mposhtur 2-4 për t’ia vështirësuar punët vetës për mbijetesë.
Kësisoj gjasat që skuadra kuq e zi të mbijetojë janë zvogëluar dukshëm dhe tani ndodhet në pozitën e 17-t me 28 pikë të grumbulluara, katër më pak se Augsburg dhe pesë më pak se Hamburg.
Rënia në Bundesliga 2 do të thotë edhe largim për Florent Hadergjonajn nga skuadra e tij aktuale.
Forma jashtëzakonisht e mirë e mbrojtësit kosovar ka bërë që për të të ketë shumë interesime.
Mediat gjermane shkruajnë se e ardhmja e tij pritet të jetë në një skuadër më të madhe se Ingolstadt por edhe largimi nga ky klub duket më se i sigurt. /Telegrafi/