Telegrafi

Infrastruktura e dëmtuar, problem i vazhdueshëm për qytetarët e Komunës së Gjakovës

Infrastruktura rrugore vazhdon të jetë një ndër çështjet më problematike që raporohet nga qytetarët përmes platformës Ndreqe.com.

Së fundmi në përmes kësaj platforme ëshë raportuar për një gropë në Rrugën “Gjon Nikollë Kazazi”, rrugë kjo e cila është një rrugë mjaft e frekuentuar, dhe në këtë mënyrë kjo gropë paraqet shqetësim për ata që e përdorin këtë rrugë për qarkullim.

Ndërsa një shqetësim tjetër i raportuar nga qytetarët është prerja e asfaltit në Rrugën “Isuf Ahmeti”, çështjë kjo e cila shihet si shumë shqetësuese, pasiqë duke marrur parasysh numrin e shtëpive që gjinden në atë zonë, një numër i madh i qytetarëve e frekuentojnë atë rrugë.

Telegrafi ditë më parë kishte kontaktuar edhe me Zyrën për Informin në Komunën e Gjakovës, për të pyetur se kur pritet të bëhet rregullimi i këtyre problematikave në infrastrukrurë që vazhdimisht raportohen nga qytetarët, dhe në përgjigjjen e tyre ishte thënë se : ”Të gjitha prishjet do të rregullohen sipas planit dinamik në kuadër të kodit buxhetor “Sanimi i Rrugëve”.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/