Site icon Telegrafi

Informacioni i vjedhur nga 235 milionë llogari: Rrjetet sociale të ekspozuara ndaj sulmeve

Rrjedhja masive e fundit tregoi se rreth 235 milionë përdorues të Instagram, TikTok dhe YouTube tani janë të ekspozuar ndaj sulmeve me qëllim të keq. 

Të dhënat e dala u ndanë në disa grupe. Dy më të mëdha, secila që përmbajnë informacione për më pak se 100 milionë përdorues, u mblodhën nga përdoruesit e Instagramit, transmeton Telegrafi.

Grupi i tretë i të dhënave është rreth 42 milionë përdorues të TikTok, dhe më i vogël është rreth pak më pak se katër milionë përdorues të YouTube.

Kompania që zbuloi këtë rrjedhje, Comparitech, zbuloi se rreth një e pesta e përdoruesve kishin zbuluar ose një numër telefoni ose një adresë e-maili.

Compartitech vë në dukje se nuk dihet se sa kohë baza e të dhënave ishte në dispozicion të publikut përpara se ta zbulonin, por që eksperimentet e tyre të tjera treguan se hakerët mund të gjejnë dhe sulmojnë baza të të dhënave të pasigurta në vetëm disa orë. /Telegrafi/

Exit mobile version