Një infermiere amerikane u rrëmbye bashkë me fëmijën e saj në Haiti, sipas një organizate bamirësie të krishterë për të cilën ajo punonte.
Infermierja e njohur si Alix Dorsainvil ishte prezente nënjë aktivitet në qytetin Port-au-Prince kur u rrëmbye, tha shoqata bamirëse El Roi Haiti në një deklaratë, transmeton Telegrafi.
Departamenti amerikan i Shtetit është në dijeni të raporteve dhe është në “kontakt të rregullt” me autoritetet haitiane.
Zyrtarët në Haiti i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndihmuar në thyerjen e kontrolleve të bandave të armatosura në ishull.
Dorsainvil besohet të jetë gruaja e drejtorit dhe themeluesit të organizatës El Roi Haiti, Sandro Dorsainvil.
Mosha dhe gjinia e fëmijës nuk është bërë e ditur. /Telegrafi/