Portsmouthi është klubi i fundit që është prekur nga coronavirusi.
Skuadra angleze ka njoftuar se tre lojtarë të tyre janë infektuar me pandeminë botërore, derisa janë bërë analiza në të gjithë stafin.
Bëhet fjalë për James Bolton, Andy Cannon dhe Sean Ragget, të cilët tashmë janë izoluar totalisht, andaj mbetet të shihet sesi do të shkojë shërimi i tyre.
'We'll have our day eventually' 💒
🗣️ @JohnMarquis09 tells us what it's like at #Pompey after 3 players have tested positive for Coronavirus
Football Daily ⬇️
🎧⚽️https://t.co/Sqa4MTS6do#bbcfootball pic.twitter.com/NDnEnlFvdP— BBC 5 Live Sport (@5liveSport) March 21, 2020
Të tre lojtarët ishin në kontakt edhe me bashkëlojtarët e tjerë, derisa ende nuk dihet për simptomat e tyre të qarta.
Kujtojmë se Liga Premier fillimisht ishte suspenduar deri më 3 prill, ndërsa me vendimin e ri ajo do të jetë e suspenduar deri më 30 të muajit të ardhshëm. /Telegrafi/
📰 #Pompey can confirm that Haji Mnoga has also tested positive for coronavirus ⬇️https://t.co/6x7CIokdZJ
— Portsmouth F(C) 🏆 (@Pompey) March 21, 2020