Site icon Telegrafi

Infarktet më të rralla në kohë të Krishtlindjeve

Shpeshtësia e infarkteve është dukshëm më e ulët gjatë kohës së Krishtilindjeve, thonë rezultatet e një hulumtimi të publikuar rishtazi nga ekspertët e shoqatës gjermane kardiologji në Duesseldorf.

Ekspertët kanë hulumtuar 36.400 infarkte në Gjermani, por nuk kanë arritur të gjejnë arsyetim për faktin që numri i tyre zvogëlohet pikërisht për Krishtlindje.

"Rezultati i hulumtimit është krejtësisht i papritur, sepse festat tjera, si për shembull ditëlindjet, në veçanti tek meshkujt janë të lidhura në mënyrë të shprehur me rrezikun e shtuar nga infarkti", ka thënë udhëheqësi i Institutit për hulumtimin e sulmeve të zemrës në Ludwigshafen, Jochen Senges.

Në hulumtim si kohë vendimtare e infarktit është marrë parasysh fillimi i telasheve me zemër.

Stresi renditet në faktorët më të rëndësishëm të cilët mund të sjellin infarktin, e pikërisht Krishtlindjet konsiderohen si periudhë me stres brenda vitit. Senges përkundër rezultateve të hulumtimit u ka bërë thirrje njerëzve që gjatë kohës së Krishtlindjeve t’i ruhen stresit.

Kjo vlen veçanërisht për grupet e rrezikuara, siç janë diabetikët, duhanpirësit, personat e moshuar dhe të sëmurët nga zemra, ka shtuar Senges.

Exit mobile version