Site icon Telegrafi

INEZILDA

Poezi nga: Alexander Pushkin
Përktheu: Servet Bytyçi

Jam ketu Inezilda
Pranë dritares ku fle ti
E mbuluar është Sevilia
Në mjegull e qiej gri!
.
Mbështjellë në pelerinë
S’pyes vdekje as perëndi
Me shpatë e mandolinë
Poshtë dritares ku fle ti.
.
Ti fle, kitara qan
Të zgjon me serenatë
Për plakun këtu pran’
Ç’më duhet mua shpatë?
.
Konop mendafshi kam hedhur
Tek parmaku yt i vjeter
Pse s’flet por rri e heshtur
Mos pret një bandill tjeter?
.
Jam këtu Inezilda
poshtë dritares ku fle ti
Mbuluar eshte Sevilja
Në mjegull e qiej gri!

Exit mobile version