Site icon Telegrafi

Indrit Tuci me gol dhe asistim në fitoren e Sparta Pragës

Indrit Tuci ishte heroi in Sparta Pragës në duelin me Jablonec që u zhvillua në kuadër të javës së pestë në Superligën e Çekisë.

Pas 38-të minutash lojë, lojtari shqiptar asistoi te Haraslin që realizoi për 1-0.

Tuci (68’) më pas ndryshoi rolin, nga një asistues në golashënues, kur shënoi për 2-0 me një asistim të Preciados.

Vendasit arritën vetëm të ngushtonin epërsinë në 2-1 me golin e Jakub Martinec në minutën e 89-të.

Deri më tani në këtë sezon, sulmuesi shqiptar ka dy gola dhe një asistim.

Në anën tjetër, Endrit Krasniqi që është bashkëlojtar i tij te Sparta Praga, ka një gol.

Ekipi i lojtarëve shqiptar është lider në ligë me 15 pikë, dy më shumë se Slavia Praga. /Telegrafi/

Exit mobile version