Telegrafi

Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm

Një tërmet me madhësi 6.1 shkallës u regjistrua sot në brigjet e ishullit indonezian të Sulawesi, njoftoi Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS).

Nuk u dha paralajmërim për tsunami dhe nuk u raportua për dëmtime.

Epiqendra ishte 258 kilometra nga qyteti i Manado, në një thellësi prej 68 kilometrash.

Indonezia ndodhet në të ashtuquajturën “Brezi i Zjarrit Paqësor” dhe shpesh përjeton tërmete dhe shpërthime vullkanike.

Ishulli u godit nga një tërmet me madhësi 9.1 në dhjetor të vitit 2004. Tërmeti u pasua nga një cunami që shkatërroi të gjithë rajonin. Rreth 220 mijë njerëz u vranë, nga të cilët rreth 170 mijë në Indonezi. /Telegrafi/