Anupam Madan Kandare (24) u arrestua për imitim, d.m.th të veshur me uniformë policie në shtetin indian të Maharashtra.
Mediat vendase shkruajnë për skandalin që ai shkaktoi, pasi vendosi të ndihmonte motrën që kishte hyrë në provimin për diplomim.
Të ashtuquajturat provime të HSC filluan më 21 shkurt në të gjithë vendin dhe një i ri hyri në shkollën e mesme Shahbabu në qytetin e Paturit, i veshur me uniformë.
Ai pohoi se kishte për detyrë “të mbikëqyrte studentët”, por në fakt kishte ardhur për ta ndihmuar motrën, transmeton Oddity Central.
Fatkeqësisht për të, aty u shfaq një grup inspektorësh të vërtetë dhe Anupam shfaqi sjellje të çuditshme. Menjëherë ngjalli dyshime dhe mashtrimi u zbulua!
Në xhepa iu gjetën një tufë me letra, ku ishin të shkruar përgjigjet e disa pyetjeve, ndaj i riu është arrestuar. Tani ai përballet me një dënim me burg.
Pas incidentit, në disa qarqe vihet në pah nevoja për një rishikim të sistemit të pranimeve, me theks mbi mbikëqyrjen dhe kontrollet më të rrepta. /Telegrafi/