Site icon Telegrafi

Indiania e dërgoi djalin në spital sepse gëlltiti një çelës – mjekët e tronditur zbuluan se ai kishte ngrënë edhe disa objekte metalike

Një rast i pazakontë është regjistruar së fundmi në qytetin Motihari, në shtetin indian të Biharit.

Nëna e solli djalin e saj në spital sepse ai pretendonte se kishte gëlltitur çelësin e dollapit, por e vërteta ishte shumë më e çuditshme.

Djaloshi rreth të njëzetave kreu një incizim me ekografi, ku u zbulua se kishte disa objekte metalike në stomak!

U urdhërua një operacion urgjent dhe nga stomaku i pacientit u nxorën çelësa, prerëse të gozhdës dhe një thikë të palosshme.

Pavarësisht operacionit delikat, pacienti është duke u rikuperuar mirë, raporton nypost.

E ëma beson se fajin për gjithçka e ka “varësia e të riut ndaj rrjeteve sociale dhe internetit”. Ajo pohon se koha që kalon para ekranit ka ndikuar në shëndetin mendor të djalit të saj.

Mjekët e mbështetën teorinë, ndërsa diagnoza zyrtare mbetet mister.

Nga ana tjetër, spekulohet se pacienti vuan nga çrregullimi i njohur si pica, i cili karakterizohet nga konsumimi i gjërave të pangrënshme. /Telegrafi/

Exit mobile version