Site icon Telegrafi

Indiani u përpoq të bënte selfie, por ra në lumë – shpëtoi për mrekulli falë ndihmës së qytetarëve

Një burrë në Indi është me fat që është gjallë pasi ka rënë në një lumë gjatë një përpjekje për të bërë selfie.

Një mesazh në Instagram që përshkruan shpëtimin e mrekullueshëm po shpërndahet në internet, raporton nypost.

Ngjarja ndodhi ndërsa Gopal Pundlik Chavan, 30 vjeç, kishte eksploruar shpellat Ajanta, një seri tempujsh madhështor të budistëve në Maharashtra.

Fatkeqësia ndodhi pasi aventurieri thuhet se u përpoq të bënte një selfie dhe përfundoi duke u zhytur në një lumë.

Fatmirësisht, Chavan i mbijetoi rënies, pas së cilës u kap nga autoritetet dhe samaritanët.

Pamjet rrëqethëse tregojnë momentin që alpinisti u nxor nga uji me një litar të gjatë që e tërhiqnin mbi dhjetë persona.

Ndryshe, një studim i vitit 2020 zbuloi se më shumë njerëz vdesin duke bërë autoportrete sesa vdesin për shkak të sulmeve të peshkaqenëve. /Telegrafi/

 

Exit mobile version