India dhe Kina kanë rënë dakord të largojnë trupat nga një zonë e liqenit të kontestuar ashpër në Himalajet perëndimore, tha ministri indian i mbrojtjes, në një përparim pas një bllokimi disa mujor në kufirin e diskutueshëm.
Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Rajnath Singh i tha parlamentit të enjten se marrëveshja ishte arritur pas disa raundeve të bisedimeve midis komandantëve ushtarakë dhe diplomatëve.
“Bisedimet tona të qëndrueshme me Kinën kanë çuar në marrëveshje mbi shkëputjen në brigjet veriore dhe jugore të liqenit Pangong”, tha ai.
Ministria e mbrojtjes e Kinës tha se trupat e vijës së frontit nga të dy vendet kishin filluar të tërhiqeshin nga brigjet e liqenit të mërkurën.
Bllokimi filloi në prill të vitit të kaluar kur India tha se trupat kineze kishin ndërhyrë thellë në anën e saj.
Por Kina tha se trupat e saj po vepronin në zonën e vet dhe akuzoi rojet kufitare indiane për veprime provokuese.
Në qershor, 20 ushtarë indianë u vranë kur të dy palët u përleshën me shufra hekuri dhe gurë në Luginën Galwan, humbjet e para luftarake në kufi në 45 vjet. Kina gjithashtu pësoi një numër të paspecifikuar të viktimave. /Telegrafi/