Autoritetet shëndetësore indiane kanë publikuar të dhënat më të reja sa i përket gjendjes me pandeminë.
India ka regjistruar 49,881 raste të reja me coronavirus duke tejkaluar numrin e tetë milionë të të infektuarve, njoftoi Ministria Indiane e Shëndetësisë.
Si vendi i dytë më i populluar, ende renditet i dyti në botë për nga numri i njerëzve të infektuar me këtë infeksion, pas Shteteve të Bashkuara me 8.8 milionë, raporton reuters.
Ka relativisht më pak njerëz që kanë humbur jetën nga coronavirusi, përkatësisht 517 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i vdekjeve arrin shifrat e 120,527 personave. /Telegrafi/