India tani do të lejojë që organizata bamirëse Nënë Tereza të marrë fonde të huaja, disa javë pasi refuzoi të rinovojë këtë licencë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, në ditën e Krishtlindjes, ministria e Brendshme e Indisë njoftoi se nuk e kishte rinovuar regjistrimin për shkak të “inputeve negative”.
Grupet në Indi kanë akuzuar prej kohësh këtë organizatë për përdorimin e programeve të saj për të kthyer njerëzit në krishterim. Organizata bamirës i ka mohuar këto akuza.
Por organizata “Misionarët e Bamirësisë” tashmë u kthye në listën e shoqatave të miratuara për të marrë fonde të huaja.
Rivendosja e saj u bë e ditur nga Derek O’Brien, një ligjvënës nga partia opozitare e “Trinamool Congress”. /Telegrafi/