India ka regjistruar edhe një rekord ditor të të infektuarve me coronavirus.
Shteti indian ka raportuar më shumë se 250 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit pasi përjeton një mungesë të burimeve mjekësore dhe spitaleve me pak personel.
Më shumë se 1,700 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit si rezultat i virusit dhe spitalet e Indisë kanë mbaruar nga shtretërit dhe oksigjeni mjekësor dhe kanë nevojë për më shumë ventilator, raporton newsweek.
“Për shkak të situatës aktuale në Indi, edhe udhëtarët plotësisht të vaksinuar mund të jenë në rrezik për marrjen dhe përhapjen e varianteve COVID-19 dhe duhet të shmangin të gjitha udhëtimet në Indi”, këshilloi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), duke shënuar vendin si një zonë e kuqe e nivelit 4 për shkallën e lartë të rasteve COVID-19.
Vdekjet në të gjithë botën kanë kaluar tre milionë dhe mesatarja ditore e vdekjeve në rritje është rreth 12 mijë persona. /Telegrafi/