India ka konfirmuar gjashtë raste të variantit të ri të COVID-19, që u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, gjashtë individët që u kthyen nga MB-ja, aktualisht po mbahen në masa izolimi, deklaruan zyrtarët të martën.
India iu është bashkuar javën e kaluar listës së vendeve që pezulluan udhëtimet nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të variantit të ri.
Ekspertët deri më tani kanë deklaruar se ky variant është dukshëm më i transmetueshëm se llojet e tjera, por jo edhe më i rrezikshëm.
India ka regjistruar më shumë se 10 milionë raste nga coronavirusi që nga shpërthimi i pandemisë, derisa është vendi i dytë në botë më i goditur për sa i përket numrit të të prekurve. /Telegrafi/