India raportoi më shumë se 273 mijë raste të reja me coronavirus të hënën, një rekord i lartë dhe dita e pestë radhazi që regjistron më shumë se 200 mijë raste të reja.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi ka regjistruar më shumë se 1 milion raste vetëm në pesë ditët e fundit.
Ministria e shëndetësisë në vend raportoi gjithashtu edhe 1,619 viktima, shifra më e lartë në gati 10 muaj.
Numri i përgjithshëm i rasteve në Indi u rrit në 15 milionë, bazuar në të dhënat e Universitetit Johns Hopkins, kurse deri më tani kanë humbur jetën 178 mijë viktima.
Vendi me më së shumti raste në botë është SHBA-ja, e cila ka regjistruar deri më tani, 31.6 milionë raste, në vendin e dytë është India. /Telegrafi/