Site icon Telegrafi

INDEP kërkon nga qeveria e ardhshme të shkëpusë kontratën për termocentralin ‘Kosova e Re’

Me rastin e Ditës Botërore të Energjisë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka shpalosur prioritetet që sipas tyre duhet t’i ketë qeverisja e re në sektorin e energjisë.

Me këtë rast iu kërkua qeverisë së ardhshme që të ndërpritet kontrata e termocentralit “Kosova e Re”, të fillojë tranzicioni i energjisë dhe të merren masat efecientë të energjisë.

Përfaqësuesja e INDEP-it, Learta Hollaj duke folur për rëndësinë e tranzicionit të energjisë paraqiti nevojën për dekarbonizimin e energjisë. Teksa kërkoi edhe ndryshim të legjislacionit aktual për t’ia lehtësuar investimet në sektorin e energjisë.

“Tranzicioni i energjisë ka qëllim largimin e lëndëve fosile. Masa e parë që duhet të marrë Qeveria e re është ndërprerja e kontratës së Kosova e Re. Mënyra si e shohim ne tutje zhvillimin e energjisë është në mënyrë të integruar, si hap përtej së ndërprerjes së kontratës së Kosovës së Re, duhet të fokusohemi tek masat e efeciente të energjisë. Në aspektin e efecientës së energjisë duhet të fokusohemi tek humbjet në rrjetin elektrik. Hap tjetër është bashkëpunimi rajonal, tek rrjeti i interksionit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe liberalizimi i tregut të energjisë”, tha ajo.

Ndërkaq, hulumtuesi Dardan Abazi, po ashtu i elaboroi disa nga prioritetet që duhet t’i ketë qeverisja e ardhshme.

“Ne konsiderojmë se ndërprerja e kësaj kontrate është mundësia për t’i hapur tregut të energjisë, sepse me këtë nuk ka as liberalizim të tregut. Koha e centraleve të mëdha ka kaluar, është koha të kemi një qasje të decentralizimit të energjisë. Kur jemi tek kjo sfida e dytë për neve është përkushtimi i qeverisë së ardhshme për një tranzicion energjikë për të dekarbonizuar energjinë. Investimet siç janë në efeciencë të gjitha këto do të kërkojnë fuqi punëtore dhe zhvillim ekonomik”, tha ai. /KP/

Exit mobile version