Telegrafi

Incidenti te United: Ryan Giggs e kishte mbështetur Cristiano Ronaldon në mur për një pije

Gjatë kohës te Manchester United, Cristiano Ronaldo në ditët e para të tij kishte marrë një coca cola me vete për mëngjes, derisa Ryan Giggs nuk e kishte pranuar mirë.

Sipas ish-bashkëlojtarit të tyre dhe tani trajner i Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer,ka zbuluar se si uellsiani i kishte dhënë një leksion portugezit.

“Mos e bëjë kurrë më atë veprim”, i kishte reaguar Giggs, Ronaldos duke e mbështetur në mur.

Legjenda e United kishte vendosur standarde të larta në klub dhe nuk dëshironte që bashkëlojtarët e tij t’i thyenin rregullat.

Nuk është përmendur se kur kishte ndodhur incidenti, mirëpo që Ronaldo nuk kishte marrë më asnjëherë kanaçe me coca cola me vete.

Sir Alex Ferguson kishte bërë edhe disa veprime të tjera më të vështira ndaj lojtarëve të tij, e kujtojmë rastin kur David Beckhamit i kishte fluturuar atletja në vetull.

Trajneri legjendar kishte shumë respekt për lojtarët e tij, mirëpo kur rregullat thyheshin, dënimet e rënda pasonin, e Giggs kishte për detyrë të mbante rregull. /Telegrafi/