Telegrafi

Incident në Detin Arabik, anija izraelite sulmohet në afërsi të brigjeve të Omanit

Një anije tregtare e Izraelit është sulmuar në afërsi të brigjeve të Omanit në Detin Arabik, ka njoftuar marina britanike, shkruan AP.

Zyrtarët izraelitë nuk e kanë konfirmuar që ky incident po ndodh në momentin kur janë rritur tensionet me Iranin dhe bisedimet për programin bërthamor me Teheranin, transmeton Telegrafi.

Marina britanike në një kumtesë ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet lidhur me këtë incident, për të cilin thonë se ka ndodhur të enjten mbrëmë në afërsi të ishullit Masirah.

E detaje tjera, përfshirë të dyshuarit si dhe motivi i sulmit deri më tani nuk janë bërë të ditura.

Ushtria britanike nuk është deklaruar lidhur me këtë, madje nuk kanë qenë të qasshëm për komente ashtu sikurse edhe flota e marinës amerikane që patrullon në ujërat e Lindjes së Mesme.

Incidenti ka ndodhur në kohën kur janë rritur tensionet për shkak të programit bërthamor të Iranit, dhe bisedimeve për aktivizimin e serishëm të tij.

Kur ish-presidenti amerikan Donald Trump tërhoqi marrëveshjen e SHBA-ve në vitin 2018, janë sulmuar një sërë anijesh në këtë rajon e dyshimet binin mbi Teheranin. /Telegrafi/