Site icon Telegrafi

Inaugurohet shtëpia e fshatit në Jabllanicën e Vogël të Pejës

Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, ka shënuar hapjen zyrtare të shtëpisë së fshatit në Jabllanicë të Vogël, një objekt i dedikuar për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e aktiviteteve sociale, edukative dhe kulturore për banorët e këtij fshati.

Sipas postimit në Facebook nga Komuna e Pejës, shtëpia e fshatit është e dizajnuar për të ofruar një hapësirë për aktivitete të ndryshme, duke u shndërruar kështu në një pikë takimi dhe bashkëpunimi për të gjithë komunitetin.

Shtepia e fshatit në Jabllanicën e Vogël të Pejës/ Foto Komuna e Pejës. facebook

“Ky projekt shënon një hap vendimtar drejt përmbushjes së misionit për arritje të mirëqenies dhe zhvillimit ne komunitet”, kanë shkruar ndër të tjera ata, transmeton Telegrafi

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Albulena Mujaj Bajraktari, dhe një numër i madh banorësh, të cilët ishin dëshmitarë të këtij momenti të rëndësishëm për komunitetin e Jabllanicës së Vogël.

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha e Mirëqenies Sociale Albulena Mujaj Bajraktaraj/ Foto nga Komuna e Pejës, facebook

Shtëpia e Fshatit do të ofrojë mundësi për aktivitete të ndryshme dhe do të jetë një vend ku banorët mund të mblidhen dhe të bashkëpunojnë për të mirën e përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version