Site icon Telegrafi

Inaugurohet “Këndi i Kurajos” në Istog për viktimat e dhunës gjatë luftës

Në Istog është inauguruar sot “Këndi i Kurajos”, një hapësirë e dedikuar për ekspozimin e punimeve artizanale të realizuara nga viktimat e dhunës gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i Komunës, Ilir Ferati, dhe Drejtoresha e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj, ishin të pranishëm në këtë ngjarje domethënëse.

Foto: Komuna e Istogut

Komuna e Istogut, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur rëndësinë e këtij këndi.

“Ky kënd nuk është thjesht një kujtim i dhembjeve dhe sakrificave të së kaluarës, por një zë i fuqishëm për të tashmen dhe të ardhmen e këtyre grave. Këndi simbolizon qëndresën dhe vlerën e tyre, duke na kujtuar se solidariteti dhe mbështetja institucionale janë detyrime morale dhe njerëzore”, kanë shkruar ata.

Foto: Komuna e Istogut

Këndi i Kurajos është një hap përpara në fuqizimin dhe integrimin e këtyre grave të jashtëzakonshme në shoqëri, duke promovuar vlerat e qëndresës dhe kurajos.

Exit mobile version