Telegrafi

Importi i energjisë elektrike fryn faturat (Video)

Kohëve të fundit qytetarët janë ankuar se ka ngritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe se faturat e tyre janë më të larta për dallim nga muajt e tjerë.

Adelina Murtezaj-Bajrami, zyrtare për media në Zyrën e Rregullatorit për Energji, tregoi se në Kosovë nuk ka prodhim të mjaftueshëm të enegjisë dhe në rastet kur ngritet konsumi i energjisë, e që ndodhë gjatë kohës se dimrit, detyrohemi të importojmë energji dhe kjo reflektohet në faturat e konsumatorëve. Ajo tha se problemi me tarifat përsëritet çdo vit dhe se kjo ndodhë kryesisht në kohën e sezonit dimëror. /Tribuna Channel/