Telegrafi

Imperial siguron vendin për në PGL Antwerp Major CS:GO, ekipi 00Nation eliminohet nga 9z

Disa nga ndeshjet vendimtare janë zhvilluar dhe po vazhdojnë të zhvillohen sot (e mërkurë) në kuadër të PGL AMERICAS RMR, Imperial mposhti ekipin Party Astronauts për të siguruar një vend në Major, ndërsa ekipi i coldzera 00Nation u eliminua nga ekipi 9z.

Ekipi i veteranëve Imperial i udhëhequr nga kapiteni FalleN kanë siguruar vendin për në major, pasi mposhtën Party Astronauts me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa. Lojtari më meritor në këtë fitore të Imperial ishte Ricardo ‘boltz’ Prass, transmeton Telegrafi.

Tani Imperial i shtohet listës së ekipeve MiBR dhe FURIA të cilat kishin siguruar vendin për Major një ditë më herët.

Një fat të tillë nuk e pati edhe ekipi i ish lojtarit më të mirë të botës coldzera, 00Nation, pasi u eliminua nga ekipi 9z pasi humbën ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:1 me mapa, duke pësuar kështu humbjen e tretë dhe duke humbur mundësin për t’u kualifikuar në PGL Antwerp Major 2022.

Lexo po ashtu Këta janë lojtarët më të mirë deri më tani në PGL Americas RMR CS:GO

Për momentin është duke u zhvilluar ndeshja e ekipeve amerikane, Liquid kundër Evil Geniuses, ku të dyja ekipet janë me rekord të ndeshjeve 2-1, fituesi do të siguroj vendin për në Major.

Ndeshjet mund t’i ndiqni në kanalin e PGL në platformat Twitch dhe Youtube.


Ekipi i Imperial ka këtë përbërje

Lincoln “fnx” Lau
Gabriel “FalleN” Toledo
Fernando “fer” Alvarenga
Ricardo “boltz” Prass
Vinicius “VINI” Figueiredo


Rezultatet e ditës së mërkurë, si dhe ndeshjet e ardhshme në kuadër të PGL AMERICAS RMR

paiN 2:0 TeamOne
Complexity 2:0 Sao Caetano
Imperial 2:1 Party Astronauts
00Nation 1:2 9z

Ndeshjet e mërkurë, 13 maj

Drejtpërdrejtë: Liquid – Evil Geniuses
17:10 Isurus – Case


Ndeshjet e enjte, 14 maj

11:00 MiBR – FURIA (ndeshja luhet për renditje, fituesi siguron vend në ‘Legends Stage’ të Major, humbësi shkon në ‘Challengers Stage’).

11:00 Sao Caetano – 9z

14:45 paiN – Case

18:30 Evil Geniuses – Party Astronauts


/Telegrafi/