Site icon Telegrafi

Imperial kompleton ekipin e CS:GO pas largimit të FalleN dhe chelo

(Foto: HLTV)

Ekipi brazilian, Imperial kanë shpallur lojtarët e ri për ekipin e CS:GO.

Imperial ka konfirmuar shtimin e Joao “⁠felps⁠” Vasconcellos dhe Henrique “⁠HEN1⁠” Teles, nga ekipet Fluxo dhe MIBR.

Dyshja i bashkohet skuadrës si zëvendësues për Gabriel “FalleN⁠” Toledo dhe Marcelo “⁠chelo⁠” Cespedes, të cilët u transferuan tek ekipi FURIA.

Ndërkaq trajneri i skuadrës “Zakk” ka zbuluar se VINI do të marr rolin e kapitenit të ekipit pas largimit të FalleN.

Lista e re Imperial do të debutojë në fazën IEM Cologne Play-In, e cila do të zhvillohet nga 26-28 korrik.

Ata gjithashtu janë pjesë e sezonit 18 të ESL Pro League, i planifikuar të fillojë në fund të gushtit dhe në FiReLEAGUE 2023 Global Finals, të planifikuar për në fund të tetorit.

Ky është formacioni i ri i ekipit Imperial:

Ricardo “⁠boltz” Prass

Vinicius “⁠VINI⁠” Figueiredo

Jhonatan “⁠JOTA” Willian

Joao “⁠felps⁠” Vasconcellos

Henrique “⁠HEN1⁠” Teles

/Telegrafi/

Exit mobile version