Telegrafi

Immobile: VAR-i nuk ekziston për Lazion

Ciro Immobile ndaj Cagliarit (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka folur i nervozuar pas barazimit 2-2 ndaj Cagliarit në Serie A.

Italiani ka kritikuar gjyqtarët të cilët nuk përdorën VAR për t’i dhënë atij një penallti.

Ciro Immobile duke festuar golin ndaj Cagliarit (Foto: Getty Images)

“Ky barazim nuk është ajo që ne kemi nevojë. Jemi përgjysmë të kënaqur me rezultatin, ne dëshironim të fitonim sot dhe duhet t’ia kishim arritur”.

“Nuk kemi luajtur mirë dhe këtë e dimë. Duhet t’i kthehemi fitoreve sa më shpejt që është e mundur”.

Lexo po ashtu Në rast se iu ka ikur, Immobile shënoi ndaj Cagliarit golin e sezonit në Serie A

“Gjëja që më nervozon më së shumti është se siç po duket VAR-i nuk po ekziston për Lazion”.

“Kur është puna te ne, ata as nuk kërkojnë të përdoret. Mendoj se sot ishte një nga penalltitë më të pastra që kam parë ndonjëherë”, ka thënë Immobile pas ndeshjes.

Lazio renditet në vendin e katër me 53 pikë, një më shumë se Interi. /Telegrafi/