Site icon Telegrafi

Immobile është shënuesi më i mirë në Evropë, por të gjithë po flasin për ekzekutimin e ‘tmerrshëm’ të penalltisë ndaj Napolit

Ciro Immobile (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi italian, Ciro Immobile ka humbur një penallti në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Napolit, duke bërë një goditje të tmerrshme.

Lazio u mposht me rezultat 1-0 nga Napoli në takimin e zhvilluar mbrëmë ( martë) në San Paolo.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Loronzo Insigne (2’), ndërsa dy skuadrat mbeten pa një lojtar gjatë pjesës së parë.

Lexo po ashtu Top 15 lojtarët me më së shumti gola e asiste deri më tani në këtë sezon në pesë ligat evropiane

Elseid Hysaj u largua nga loja në minutën e 19-të për vendasit, ndërsa Lucas Leiva (25’) për mysafirët.

Përveç këtyre ndodhive, edhe një penallti e humbur nga sulmuesi italian në formë, Immobile (10′), ka bërë bujë të madhe.

Immobile ka bërë një ekzekutim të dobët të penalltisë (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Immobile tashmë ka shënuar 23 gola në Serie A, nga to nëntë gola nga penalltitë, por kjo nuk i ka ndihmuar ndaj Napolit.

Sulmuesi i Lazios në mungesë koncentrimi e ka goditur tmerrshëm topin, pas një rrëshqitje para ekzekutimit. /Telegrafi/

https://twitter.com/viscaowski/status/1219715491649982465

Exit mobile version